Connect with us

Sport

Arrihet marrëveshja, Napoli gati të bëjë blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit

Publikuar

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes palëve është arritur plotësisht dhe pritet që 21-vjeçari të mbërrijë në Romë ditën e nesërme për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të hedhur edhe firmën mbi kontratën 5-vjeçare.

Për kartonin e Osimhen Napoli do të paguajë 50 milionë euro menjëherë dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusi te klubi francez i Lille, që disponon momentalisht kartonin e sulmuesit, ndërsa ka rënë poshtë mundësia e përfshirjes së Ounas në këmbim.

Kjo shifër e bën Victor Osimhen futbollistin më të shtrenjtë që Napaoli ka blerë ndonjëherë, duke thyer edhe rekordin e transferimit të Hirving Lozanos verën e kaluar, për shifrën e 42 milionë eurove.

Ndërkohë sulmuesi 21-vjeçar do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, duke u bërë nga më të paguarit te Napoli, ndërsa presidenti De Laurentiis plotëson kështu një nga dëshirat më të mëdha të Gattusos për merkaton./SS/

NA NDIQ NË FACEBOOK