Lajme
Arrestohet një person në Shkup, është kapur me anëtarët e Këshillit Zgjedhor

Pas hapjes së vendeve të votimit deri më tani është regjistruar një prishje e rendit dhe qetësisë në Shkup në vendvotimin në shkollën fillore “Petar Pop Arsov”, kur personi V.Sh.(47) e ka prishur rendin dhe qetësinë duke u kapur me përfaqësuesit e Këshillit Zgjedhor, ndërsa në një moment e ka tërhequr për cante përfaqësoesen e KZ, pastaj me telefon e ka fotografuar hapësirën, transmeton Almakos.
Personi është arrestuar, është njoftuar edhe prokurori publik për udhëzime të mëtutjeshme. /Almakos/

















