Connect with us

Lajme

Arrestohet drejtori i Kopshtit zoologjik në Shkup, mësohet arsyeja!

Publikuar

Gjorgji Galetanovski, drejtor i kopshtit zoologjik Shkup pasdite është arrestuar në Sektorin për krim ekonomik për shkak të shkrimit në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Shkrimi në fjalë me të madhe është shpërndarë në rrjetet sociale ndërsa në të në mënyrë komike janë ftuar votuesit e një partie të caktuar që në fletën e votimit të fshijnë edhe fjalën ‘e Veriut’.

Galetanovski rreth një orë është marr në pyetje në polici pas denoncimit nga një person anonim. Pas kësaj ai është lënë i lirë, raportoi portali A1 on.

NA NDIQ NË FACEBOOK