Sport
Arrestohet 12-vjeçari, e kërcënoi yllin e Premierligës në Instagram

Sulmuesi tregoi disa pamje nga mesazhet që mori në Instagram, në të cilat një individ e kërcënoi atë.
“Më mirë që ju të mos shënoni nesër, ju kur*ë zezë, ose do të vij në shtëpinë tuaj i veshur si fantazmë”, shkruajti ky person, transmeton lajmi.net.
Ai shoqëroi kërcënimet me një seri pamjesh të Ku Klux Klan.
Policia e West Midlands njoftoi se ka arrestuar një djalë 12-vjeçar, i cili ishte autori i dyshuar i këtyre mesazheve.
Zaha luajti këtë të Ddielë në humbjen 2-0 të Palace ndaj Aston Villa… dhe nuk shënoi. /Lajmi.net/






















