Connect with us

Kosovë

Apeli e kthen në rigjykim rastin e “Syrit të Popullit”

Publikuar

më

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e “Syrit të Popullit”, kundër tetë të akuzuarve.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Apelit ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve A.Ll., S.R., R.S., H.H, B.K., R.T., B.L dhe M.J. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 30.04.2020, është anuluar dhe çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim, për tu proceduar nga shqyrtimi fillestar”, thuhet në njoftim.

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, vendosi që të pandehurit A.Ll. dhe M. J. të mbeten nën masën e paraburgimit, deri sa gjykata e shkallës së parë të marrë vendim tjetër, ndërsa të pandehurit S.R., t’i ndërpritet menjëherë masa e paraburgimit, dhe t’i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, e po ashtu se është shkelur edhe ligji penal.

A.Ll. muaj më parë, ishte shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë për veprat penale ”Hakmarrja në ndihmë”, “Sulm Seksual“ dhe ”Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, vepra këto të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), për çka është gjykuar më 12 vjet burgim. S. R., R. S., H. H. dhe B. K., ishin shpallur fajtor për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, dhe janë dënuar, S.R. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 viteve, R.S. më 4 vite burgim dhe H.H. më 3.

B.K. ishte shpallur fajtor edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe është dënuar me dënim unik me burgim prej 3 viteve. R.T. për veprën penale “Mos lajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve. Ndërsa B.L. për veprën penale “Mos lajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre“, është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve.

Ndaj të akuzuarit tjetër të këtij rasti M.J. ishte shqiptuar Masa e Trajtimit të Detyrueshëm Psikiatrik me Ndalim në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor në kohëzgjatje prej 10 viteve, për shkak të veprave penale “Hakmarrja”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajme16 minutes ago

Kurti takohet në Paris me personalitete që kontribuuan për Kosovën, diskuton për aktgjykimin e 16 shtatorit

Maqedoni2 hours ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme2 hours ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme2 hours ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri2 hours ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme3 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme3 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme4 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë4 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme4 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni5 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni5 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

NA NDIQ NË FACEBOOK