Connect with us

Sport

Andrea Schurrle befason me skuadrën e re

Publikuar

Borussia Dortmund gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin për ndërprerjen e kontratës, e cila në situatë normale do të përfundonte në vitin e ardhshëm.

29 vjeçari nga sezoni i ri mund të paraqitet në Serie A.

Raportohet se Benevento po shikon mundësinë e transferimit të gjermanit në futbollin italian.

Schurrle ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, por që nga ajo kohë, karriera e tij nuk ka pasur momente të mira.

Kohët e fundit, ai arriti të shënonte vetëm dy gola në 18 paraqitje te Spartak Moscow./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK