Sport
Ancelotti: Milan e ka detyrim t’i ofrojë Ibras rinovimin

Trajneri aktual i Everonit ka kaluar nëntë vite te Milan, duke fituar një titull të Serie A dhe dy herë Ligën e Kampionëve.
Ancelotti ka shikuar rritjen e Milanit që nga kthimi i Ibrahimovicit në janar, ndërsa ka shtuar se Stefano Pioli e ka merituar të mbajë punën e tij.
“Rinovimi me Ibrahimovic nuk është vetëm i saktë, por është edhe një detyrim”, ka deklaruar Ancelotti, përcjell lajmi.net. “Ai akoma është një lojtar i domosdoshëm”.
“Mendoj se ata kanë bërë mirë që kanë konfirmuar Piolin, ai ka bërë punë të mirë Ai nxori skuadrën nga vështirësitë”./Lajmi.net/





















