Sport
Ancelotti kërkon Immobilen në Everton

Carlo Ancelotti ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile te skuadra e Evertonit, raporton 90 min, transmeton lajmi.net.
Ancelotti beson se “Toffees” kanë nevojë për një golashënues tjetër në sezonin e ardhshëm dhe ka identifikuar aktualisht golashënuesin më të mirë të sezonit në Serie A si futbollistin e dëshiruar.
Immobile ka shënuar 34 gola në Serie A gjatë këtij sezoni.
Ai ka kontratë me Lazion deri më 2023. /Lajmi.net/






















