Connect with us

Kosovë

Analist Salihu krahason ata që mohojnë virusin me ata që mohonin luftën në vitin 1999

Publikuar

Analisti kosovar Fitim Salihu ka bërë një status mjaft domethënës në llogarinë personale në Facebook si kundër-përgjigje ndaj mohimit të vazhdueshëm që po i bëhet prezencës së virusit SARS-Cov-2 që ka marrë jetën e mbi 100 njerëzve në Kosovë. 

Ai ka thënë që “mohimi është mekanizëm mbrojtës për refuzimin e realitetit si një mënyrë e shmangies të së vërtetës së pakëndshme.”

Z.Salhiu ka krahasuar mohuesit e virusit në Kosovë me një pjesë të shoqërisë kosovare që gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitet ’98 e ’99 e mohonte praninë e saj.

“Jo vetëm thirrjet “s’ka virus”, por edhe sjellja e qytetarëve – mosbartja e maskave, dasmat etj. – më bëjnë të besoj se ne si shoqëri vuajnë nga “denializmi”. S’ka luftë, s’ka korrupsion, s’ka virus.” – shkruan ai, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë: 

Në psikologjinë e sjelljes njerëzore, mohimi (denialism) është mekanizëm mbrojtës për refuzimin e realitetit si një mënyrë e shmangies të së vërtetës së pakëndshme. Jo vetëm thirrjet “s’ka virus”, por edhe sjellja e qytetarëve – mosbartja e maskave, dasmat, etj. – më bëjnë të besoj se ne si shoqëri vuajmë nga ‘denialism’-i. S’ka luftë, s’ka korrupsion, s’ka virus. Deri sa mos të na prekin drejtpërdrejt, në asht, në shtëpi, në familje.
Gomarin e kish hongër ujku gjer në gjysmë, ai thoshte “ishalla është ëndërr”. Virusi s’është ëndërr. Ai ekziston. Ekziston dhe merr jetë. Gërshetimi i moskujdesit qytetar me mospërgjegjësinë e qeverisë prodhon numra astronomikë të të infektuarve.

NA NDIQ NË FACEBOOK