Connect with us

Kosovë

Analist Abdullahu tregon arsyen pse u gëzua për fitoren e Ali Ahmetit në Maqedoni

Publikuar

Partia e z.Ali Ahmeti e quajtur BDI ka arritur një fitore të rëndësishme – ndër partitë shqiptare – në zgjedhjet e mbajtura dje në Maqedoninë e Veriut. E ky rezultat, ka nxitur reagime të ndryshme në Republikën e Kosovës.

Derisa Vetëvendosje ka mbështetur Aleancën për Shqiptarët dhe mund të jetë zhgënjyer për rezultatin, analisti Faton Abdullahu ka shprehur haptas gëzimin e tij për fitoren e BDI-së.

Si arsye për një gjë të tillë ai ka dhënë “prirjen e zellshme (të Ali Ahmetit) që të vendos bashkëpunim dhe përafrim me institucionet e Kosovës në fusha të ndryshme.”

Partia e Ahmetit kishte garuar në këto zgjedhje me sloganin “kryeministri i parë shqiptar” derisa e kishte propozuar një emër nga shoqëria civile me mbiemrin Ziberi, përcjell Periskopi.

“Me shpresën që do ta vazhdoj por gjithsesi edhe begatoj këtë raport urime të gjithë shqiptarëve dhe suksese.” – shkruan z.Abdullahu.

Statusi i plotë: 

Një arsye shtesë që më bën t’i gëzohem fitores së Ali Ahmetit (BDI) në Maqedoni është prirja e ti e zellshme që tash sa vite të vendos bashkëpunim dhe përafrim me institucionet e Kosovës në fusha të ndryshme. Në këtë drejtim ajo prinë krahasuar me të tjerat. Me shpresën që do ta vazhdoj por gjithsesi edhe begatoj këtë raport urime të gjithë shqiptarëve dhe suksese.

NA NDIQ NË FACEBOOK