Kosovë
Amerika i thotë JO ligjit për vlerat e UÇK-së: Kriminalizohet liria e shprehjes, intimidohen qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka reaguar për Ligjin për Vlerat e Luftës që është përgatitur pas aktakuzave të paralajmëruara ndaj presidentit Thaçi, z.Kadri Veseli dhe nëntë ish ushtarëve tjerë të UÇK-së.
Sipas Ambasadës, ligji i propozuar i vlerave të UÇK-së është “mënyra e gabuar për të shfaqur respektin për UÇK-në. Ky ligj kriminalizon lirinë e shprehjes, intimidon qytetarët, dhe është i kushteushëm. Shpërqendron nga përjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do të rifokusojnë partitë politike energjitë në ekonomi dhe Covid-19?”
Ky ligj i propozuar nuk ka bërë aq shumë bujë në mediat kosovare, shkruan Periskopi.
Ai pason aktakuzat e paralajmëruara nga Gjykata Speciale në drejtim të dy ish figurave kryesore të UÇK-së, z.Thaçi dhe z.Veseli.
Thaçi para disa ditësh ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. /Periskopi




















