Connect with us

Kosovë

Ambasada e SHBA-së, qytetarëve në Kosovë: Covid-19 është i vërtetë – bartni maskën, mbani distancën

Publikuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka apeluar që qytetarët të mos bien pre e lajmeve të rreme, pasi virusi Covid-19 është i vërtetë.

Në një publikim të kësaj Ambasade thuhet që të përcillen rekomandimet nga institucionet e shëndetësisë.

”Të mbulohet goja, të mbahet distanca, pastroni duart , mbroni veten dhe të tjerët”, thuhet mes tjerash.

Gjithashtu qytetarët anembanë u porositën që t’i thonë jo lajmeve të rreme apo njohur ndryshe si ‘Fake-News’