Lajme
Alarmante/ Tetë viktima dhe 241 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Tetë të vdekur, 241 të infektuar dhe 51 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covi-19 në Maqedoninë e Veriut.
Brenda 24 orëve janë realizuar 1700 testime.
Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 9026 persona me koronavirus, prej të cilëve 4727 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 414 pacientë.
Për momentin në vendin tonë ka 3885 raste aktive me Covid-19.



















