Kosovë
Aktori i famshëm hebre: “Kam hëngër gënjeshtra të mëdha gjithë jetën për Izraelin”

Seth Rogen, komediani i famshëm me origjinë izraelite, ka thënë se “ka hëngër shumë gënjeshtra të mëdha për Izraelin” sa ishte i ri.
Aktori kanadezo-amerikan, i cli kishte qenë në një kamp hebre dhe prindërit e të cilit ishin takuar në një kibuc në Izrael, tha se fakti që shteti hebre ishte krijuar në tokën ku kishin jetuar palestinezët ka qenë gjithmonë i harruar.
“Si hebre unë kam hëngër shumë gënjeshtra të mëdha për Izraelin gjatë gjithë jetës time,” tha Rogen në një emision të aktorit dhe komedianit Marc Maron, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
“Ata kurrë nuk të thonë që, ‘Oh, meqë ra fjala, ka pasur njerëz që kanë jetuar aty’. Ata e bëjnë të duket sikur Izraeli u krijua thjesht duke u vendosur aty, sikur dera e mallkuar të ketë qenë e hapur.”
Më shumë se 700 mijë palestinezë ishin larguar nga shtëpitë e tyre ose kishin luftuar e pastaj ishin zmbrapsur në luftën e 1948-s që çoi në krijimin e Izraelit. Sot, ato familje dhe pasardhësit e tyre përbëjnë rreth 5,6 milionë refugjatë në botë.





















