Sport
A do të ndikojë vendimi i qeverisë britanike në ndeshjen Man City – Real Madrid?

Qeveria britanike ka vendosur masa të reja për gjithë udhëtarët nga Spanjë, duke i vendosur në karantinë 14 ditore.
Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse ndeshja e dytë mes Manchester Cityt dhe Real Madrid mund të zhvillohet siç është planifikuar.
Por The Sun raporton për përjashtimet e njoftuara për pjesëmarrësit në ngjarje të mëdha sportive, përcjell lajmi.net.
Ndeshja e dytë mes Manchester Cityt dhe Real Madrid do të luhet në fillim të muajit gusht.
Skuadra e Pep Guardiolas e ka fituar ndeshjen e parë në Bernabeu me rezultat 2:1./Lajmi.net/






















