Connect with us

Kosovë

815 çifte u shkurorëzuan gjatë vitit 2019

Publikuar

më

Në Kosovë gjatë vitit 2019 janë shkurorëzuar 815 çifte-bashkëshorte, transmeton Klan Kosova.

Kështu thuhet në njoftimin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Prej këtyre çifteve, meshkuj të përkatësisë Shqiptar ishin 97.8% , Serb 0.2%, Turk 0.1% , Boshnjak 0.6% , Rom, Ashkali dhe Egjiptian 0.0% dhe të tjerë me 1.2 %.

Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptare 78.8% , Serbe 0.2% , Turke 0.2% , Boshnjake 0.9% ,Rome , Ashkalike dhe Egjiptiane 0.0% dhe të tjerë me 19.9%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.1%, viti i dytë me 12.9% dhe më pak se një vit 9.9 % e të shkurorëzuarve etj.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 178 shkurorëzime apo 21.8 %, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 192 apo 23.6%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri i femrave të kësaj kategorie është 304 apo 37.3%, kurse e meshkujve 338 apo 41.5 %.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.5%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 9.6 % dhe po ashtu me një fëmijë me 9.3 % etj.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2019 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 815 fleta statistikore për shkurorëzime SHK-1. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2019, janë raportuar të shkurorëzuar 815 çifte-bashkëshorte.

Shqipëri12 minutes ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Lajme1 hour ago

Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

Shqipëri3 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Lajme4 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni5 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri6 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme7 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni8 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri8 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme8 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme9 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme9 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

NA NDIQ NË FACEBOOK