Connect with us

Sport

31 xhiro të luajtura – kështu duket tabela në Superligën e Kosovës, lufta për titullin më interesante se kurrë

Publikuar

Rezultatet e xhiros së sotme kanë ndryshuar shumë matematika për kreun e tabelës, edhe pse aty vazhdon të mbetet Drita e cila sot u mposht, shkruan lajmi.net.

Fitorja e Gjilanit në derbin lokal ka bërë që skuadra e Mezanit të ngritet në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se Drita tashmë.

Kurse, barazimi i Ballkanit në Therandë kundër Prishtinës, me rezultatin 2:2, vetëm sa u ka bërë nderë skuadrave nga Anamorava.

Pas kësaj xhiroje, Drita është lidere me 65 pikë, përcjellur nga Gjilani me 64 dhe Ballkani me 63.

Në xhiron e ardhshme, Drita përballet me Drenicën, kurse Gjilani dhe Ballkani përballen direkt.

Kurse, në xhiron e fundit, Ballkani pret Dritën. Me këto ndeshje në kalendar, është e pamundur të parashikohet kampioni.

Situatë e ngjashme qëndron edhe në fundin e tabelës, ku për mbijetesë luftojnë Trepça 89’, Drenica por edhe Feronikeli.

Më poshtë lajmi.net ua sjell tabelën e Superligës së Kosovës tashmë kur janë luajtur 31 xhiro. /Lajmi.net/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK