Kosovë
16 vjeçarja shtatëzënë, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për bashkëjetësë martesore me personin nën moshën 16 vjeçare.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se e mitura ishte shtruar në repartin e Gjinekologjisë në Prishtinë ku sipas mjekëve ishte shtatzënë, njofton Klan Kosova
“Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte shtruar në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”.






















