Connect with us

Kosovë

​“Thirrjet e nënave”: S’ka pajtim me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Publikuar

më

Shoqata “Thirrjet e nënave” reagoi ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me përbërjen e delegacionit për bisedime me Serbinë, në Bruksel, me theks të veçantë rreth temës për personat e zhdukur.

Kryetarja e kësaj shoqate, Nesrete Kumnova, tha se gjatë gjithë kohës kanë kërkuar që të përfshihen në delegacionin e bisedimeve me Serbinë për faktin se janë kategoria më e prekur dhe e anashkaluar gjatë gjithë procesit të zbardhjes së fatit të të pagjeturve.

“Pjesëmarrja jonë është e rëndësishme në këtë delegacion përballë Serbisë kriminale, e cila ende e mban peng politik, fatin e shqiptarëve të zhdukur, ndaj pjesëmarrja e familjarëve të cilët kanë qenë aktiv në këtë proces për dy dekada dhe vazhdojnë të jenë do t ‘ishte një grusht i madh për Serbinë dhe një forcë e shtuar për temat që do të shtrohen”, thuhet në deklaratën të nënshkruar nga Kumnova.

Ajo vijoi duke thënë se e kupton qëllimin e mirë të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e bisedimeve por se nuk mund të pajtohemi me Serbinë pa u zbardhur fati i më të dashurve tanë dhe pa kërkuar falje për krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë.

“Kërkojmë nga Presidenti Thaqi, kryeparlamentarja Osmani dhe kryeministri Hoti, që të kenë kujdes dhe të mos nguten për finalizimin e bisedimeve me Serbinë, sepse nuk mbyllet kapitulli i luftës pa dhënë llogari pala pushtuese kriminale serbe, për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm”, përfundon deklarata.

Shqipëri50 minutes ago

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Lajme1 hour ago

Burim Latifi: MEPSO avancon projektet e reja të interkoneksionit me Shqipërinë dhe Kosovën

Lajme2 hours ago

Prokuroria me detaje për grupin kriminal të fajdexhinjve në Kumanovë

SKENA2 hours ago

Skandali i tenderave: Fjoralba Ponari denoncon abuzimet e Ballukut dhe paketën fiskale të Ramës

Lajme2 hours ago

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

Maqedoni3 hours ago

Dauti: Siguria e dërgesave postare dhe parandalimi i kontrabandës, prioritet i Doganës

Maqedoni3 hours ago

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Maqedoni4 hours ago

BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake

Shqipëri4 hours ago

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

Bota4 hours ago

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë

Bota4 hours ago

Zelenski propozon armëpushim dimëror me Rusinë që të mund të mbahen zgjedhje

Maqedoni4 hours ago

Organizatorët e “Platformës 12:05”: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë të jetë viktimë e interesave të ngushta partiake

NA NDIQ NË FACEBOOK