Connect with us

Kosovë

​Mustafa: Kërkohen investime serioze në shëndetësi

Publikuar

më

Ish deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa ka njoftuar se një nga rekomandimet kryesore të Institutit Riinvest nga raporti kërkimorë që prezanton sot më temë “Bashkëjetesa me Covid-19, tri shtyllat e rimëkëmbjes”, është përfshirja urgjente e sektorit të shëndetësisë me intervenim të strukturuar dhe të kuantifikuar e me burime të sigurta deri në 4-5% të GDP-së sivjet dhe 6 % vitin e ardhshëm nga rreth 3% sa është tani.

Sipas tij, sektorit të shëndetësisë, duhet t’i japim prioritet për investime të shpejta për rritjen dhe konsolidimin e kapaciteteve teknike, pajisjeve dhe kapaciteteve humane, si dhe për përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor për të përballuar situata serioze siç është kjo me COVID-19 ose të ngjashme.

“Riinvest rekomandon që nga fondet e privatizimit të bëhet sa më parë një investim domethënës për ndërtimin e një Klinike moderne, me te gjithapajisjet që do të mund mundësonin të gjitha analizat dhe shqyrtimet diagnostike me standarde evropiane duke përfshirë këtu edhe aftësimin e shpejtë të stafit vendor për përdorimin e tyre në kuadër të një bashkëpunimi me ekspertë ndërkombëtarë për një periudhë të caktuar kohore. Kjo do të reduktonte dukshëm nevojën për të shpenzuar fonde publike e private jashtë vendit dhe siguronte një barazi në qasje në shërbime cilësore për gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar ai në Facebook

Maqedoni1 hour ago

Kaos me lopët në Pallankë: Kapen vetëm 96 krerë, kryetari i komunës ngre kallëzime penale!

Shqipëri2 hours ago

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

Lajme3 hours ago

Konkursi i partisë apo ATK-së? Kandidatja e VV-së për asambleiste punësohet në ATK (Dokument)

Kosovë5 hours ago

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama

Lajme6 hours ago

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishte ministër, katër shqiptarë u dënuan për një grafit

Maqedoni6 hours ago

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Shqipëri6 hours ago

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Lajme6 hours ago

Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”

Kosovë6 hours ago

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti

Shqipëri8 hours ago

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

Kosovë9 hours ago

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

Lajme9 hours ago

Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane

NA NDIQ NË FACEBOOK