Connect with us

Kosovë

​Zemaj e Dumoshi kërkojnë nga sportistët të respektojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19

Publikuar

me

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit Vlora Dumoshi takuan sot kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtuesit e federatave të sporteve të Kosovës.

Sipas komunikatës ministrore, në këtë takim, Ministrat Zemaj e Dumoshi shprehën falënderimin e tyre për punën e drejtuesve të federatave përmes së cilës kanë ndikuar që aktivitetet sportive të liruara gjatë kësaj periudhë të pandemisë Covid-19, të zhvillohen në kushte që ofrojnë sa më shumë siguri për shëndetin e sportistëve në Kosovë.

Ata i njoftuar krerët e federatave për nevojën që aktivitetet sportive të cilat janë në vijim t’i respektojnë me përgjegjësinë më të lartë masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në mesin e komunitetit sportiv, duke ditur rëndësinë që ka sporti për shëndetin.

Në këtë frymë, përfaqësuesit e federatave kanë informuar për garat e përfunduara për këtë sezon dhe ato në zhvillim, sfidat dhe angazhimin që brenda kushteve të lejuara, të ketë siguri për sportistët dhe stafin përcjellës.

Ministrat Zemaj e Dumoshi kërkuan që komunikimi midis institucioneve dhe federatave të jetë i përhershëm me qëllim që secili sektor ta kryejë pjesën e vet të përgjegjësisë për të mundësuar ruajtjen e shëndetit publik të secilit komunitet.

MË TË LEXUARAT