Connect with us

Lajme

​Kultivonin kanabis dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, 4 të arrestuar në Krujë

Publikuar

Policia në Krujë pas 8 muaj hetimesh për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, në fushën e narkotikëve dhe shfrytëzimit për prostitucion, finalizuan operacionin policor të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sipas Policisë, të ndaluarit janë E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë; F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali dhe L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë.

“Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Maqedoni32 minutes ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme2 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme2 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri3 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë4 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni5 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme5 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë5 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

Lajme7 hours ago

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

NA NDIQ NË FACEBOOK