Zyrtari më i lartë ushtarak i SHBA-së kërkoi falje të enjten për pjesëmarrjen në shëtitjen e presidentit Trump përgjatë sheshit “Lafayette” për një fotografi pasi autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome mbi protestuesit paqësorë.
“Unë nuk duhet të kisha qenë atje”, tha Gjeneral Mark A. Milley, kryetari i shefave të Përgjithshëm të Shtabit, në një fjalim të tij.
“Prania ime në atë moment dhe në atë mjedis krijoi një perceptim të ushtrisë së përfshirë në politikën e brendshme”.
Vërejtjet e tij të para publike që nga fotoja e Trumpit, në të cilën autoritetet federale sulmuan protestuesit paqësorë, në mënyrë që presidenti të mund të mbante një fjalim përpara Kishës së Shën Gjonit, janë të sigurta se zemërojnë Shtëpinë e Bardhë, ku Trump ka kaluar ditët që nga vrasja e policit George Floyd në Minneapolis duke marrë qëndrime gjithnjë e më të ashpra kundër lëvizjes në rritje për ndryshime në të gjithë vendin.
























