Kosovë
Zyrtari i MPB-së del pozitiv me Covid-19, në Viti pezullohet regjistrimi i automjeteve

Stafi i dy qendrave është duke iu nënshtruar testit për COVID-19 dhe deri në marrjen e rezultateve dhe konfirmimit nga QKMF në Viti dhe nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, këto dy qendra do të jenë të mbyllura.
Deri në përfundimin e këtij procesi të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në qytetin e Gjilanit, ndërsa shërbimet për pajisje me dokumente do të bëhen në qendrat e komunave më të afërta.





















