Sport
ZYRTARE: Verona nënshkruan me Veloso

Edhe zyrtarisht, Verona ka rinovuar kontratën me mesfushorin portugez, Miguel Veloso, transmeton lajmi.net.
Portugezi do të vazhdojë qëndrimin e tij në Bentegodi deri në korrik të vitit 2021.
34 vjeçari ka nënshkruar edhe për një sezon tjetër, pasi luajti një rol impresionues gjatë këtij edicioni.
Veloso u aktivizua në 24 ndeshje këtë edicion, duke kontribuuar me dy gola dhe katër asistime, ku Verona pozicionohet në pozitën e nëntë dhe janë akoma në garë për një vend në Evropë. /Lajmi.net/





















