Sport
ZYRTARE: Pensionohet legjenda Vince Carter

43 vjeçari Carter, epitetin e yllit e mori që kur iu bashkua Toronto Raptors në vitin 1998, duke u bërë shumë shpejtë një nga lojtarët më tërheqës në NBA.
Gjatë karrierës së tij, Carter ka veshur edhe fanellat e New Jersey Nets, Orlando Magic, Phoneix Suns, Dallas Mavericks, Memphis Grizzlies, Sacramento Kings, dhe në fund Atalanta Hawks.
Me Atalanta Hawks që nuk ka siguruar vendin te rifillimi i NBA që do të ndodhë muajin tjetër në Orlando, ndeshja e fundit e Carter mbetet ajo e 11 marsit kundër New York Knicks.
Carter që ka qenë dhjetë herë pjesë e ekipit All Star, e përfundon karrierën me një mesatare 16.7 pikëve për ndeshje./Lajmi.net/


















