Connect with us

Sport

ZYRTARE: Dries Mertens vazhdon kontratën me Napolin

Publikuar

Nënshkrimi i Mertens ka ardhur ditën e mërkurë, pak orë para finales së Kupës së Italisë, ku Napoli takohet me Juventusin.

“I lumtur që jemi bashkë për një kohë të gjatë. Jetë të gjatë Dries”, ka shkruar presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis në rrjetet sociale, përcjell lajmi.net.

Mertens ka zgjatur kontratën deri në vitin 2022, me opsionin për vazhdimin e saj edhe për një vit, pasi refuzoi lëvizjen drejt Interit dhe Chelsea.

Pavarësisht moshës 35 vjeçare, ai mbetet një lojtar i preferuar te Napoli, dhe me golin e shënuar kundër Interin, u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Mertens te Napoli është transferuar në vitin 2013 nga PSV./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK