Connect with us

Sport

ZYRTARE: Arsenali njofton katër marrëveshje të reja, mes tyre edhe David Luiz

Publikuar

Pablo Mari, i huazuar nga Flamengo, ka finalizuar transferimin e përhershëm në ‘Emirates’ duke nënshkruar kontratë katër-vjeçare.

Topçinjtë kanë arritur gjithashtu marrëveshje me Southampton për mbrojtësin Cedric Soares, i cili gjithashtu ishte i huazuar, përcjell lajmi.net. Portugezi ka vënë penën në letër për katër vite.

Një nga befasitë është rinovimi i kontratës së David Luiz, me brazilianin që ka vazhduar qëndrimin në Londër për së paku edhe një vit tjetër.

Dani Ceballos ka vazhduar huazimin e tij deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK