Sport
ZYRTAR: Lallana rinovon me Liverpoolin

Kontrata e mesfushorit 32-vjeçar skadonte në fund të muajit dhe përfaqësuesve të tij i është ofruar skuadra e Leicester, përcjell lajmi.net.
Por Lallana ka pranuar të zgjasë qëndrimin e tij me Liverpoolin për një muaj të mëtejshëm dhe tenton të fitojë medaljen e Premierligës me skuadrën e Jurgen Klopp.
Koha e Lallana në ‘Anfield’ është penguar nga dëmtimet në dy sezonet e kaluara dhe ai ka luajtur 15 ndeshje në ligë gjatë fushatës aktuale, duke shënuar një herë, që nga transferimi i tij nga Southampton në vitin 2014. /Lajmi.net/






















