Connect with us

Sport

Zidane: Hazardit i pëlqen kur e godasin

Publikuar

Ylli belg u kthye në skuadrën e Real Madrid pas shumë kohësh jashtë fushave të blerta, pasi vuante nga një lëndim.

Hazard pati paraqitje të mirë, por ajo që ka rënë në sy është se ylli i Real Madrid faulohej shpesh nga skuadra kundërshtare.

Megjithatë, sipas Zidane, kjo nuk paraqet problem për lojtarin, pasi ai e shijon kur kundërshtarët e godasin.

“Ne e dinim se Eden do t’i mungonte pakëz ritmi për të luajtur gjithë ndeshjen. Në fund, ai luajti një orë dhe luajti mirë”, ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

“Ata i dhanë atij goditje të forta, frikë, por ky është futbolli. Ai tha se është mirë pas pushimit, se ishte i lumtur që e goditën, dhe se nuk ishte i frikësuar”, ka zbuluar tutje francezi.

“Ai ishte i lumtur me atë që bëri në fushë dhe ne po ashtu ishim të lumtur me të”, ishin fjalët e Zizou për paraqitjen e Hazard.

Lëndimet e Hazard kanë bërë që belgu të mos mund të justifikojë milionat e shpenzuara për të. Rikthimi i tij është një shenjë e mirë për ‘Los Blancos’. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK