Kosovë
Zhvillimet e sotme: Kryesia njofton deputetët se është anuluar vazhdimi i seancës së nesërme

Kryesia e Kuvendit ka njoftuar deputetët se vazhdimi i seancës rreth interpelancës së kryeministrit Hoti për dialogun Kosovë – Serbi që ka pasur të mbahet të enjten, është shtyrë deri në një vendim të radhës.
Kjo është bërë pas situatës së krijuar sot me aktakuzën ndaj Presidentit Thaci dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Pasi disa media kanë raportuar për këtë, Periskopi ka pyetur njërin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i cili shkurtimisht e ka konfirmuar këtë.
“Po, është e vërtetë”, ka thënë një deputet i opozitës për Periskopin.




















