Connect with us

Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës voton për zgjedhjet në Serbi

Publikuar

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka votuar për zgjedhjet që po mbahen në Serbi.

Rakiq votoi në njërën prej vendvotimeve në Shkollën Teknike në Mitrovicën e Veriut.

Në të njëjtin vendvotim, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, gjithashtu ushtroi të drejtën e tij të votës.

Ata dolën në votim në mënyrë të organizuar, të shoqëruar nga mbështetësit dhe simpatizuesit e tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK