Kosovë
Zemaj publikon një video në mesnatë: Zbatimi i manualit është obligim, nuk mund të kthehemi prapa

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka publikuar një video në mesnatë, ku flet për manualin e përgatitur nga kjo ministri dhe IKShP-ja, për mbrojtje nga pandemia.
Zemaj thotë se ky manual është obligim për të gjitha institucionet dhe qytetarët.
“Beteja jonë me koronavirusin do të vazhdojë edhe më tej. Puna e institucioneve, durimi e angazhimi juaj kanë shpëtuar shumë jetë, por nuk mund të ndalemi tani, në gjysmë të rrugës dhe as të kthehemi prapa. Ju keni nevojë për punë, mirëqenie e shëndet të plotë. Ndërsa është detyrë e jona, që t’ua mundësojmë këtë. Për këtë qëllim, MSH dhe IKShP, kanë përgatitur manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Të gjitha institucionet dhe qytetarët obligohen që ta zbatojnë atë”, ka thënë ai./Periskopi/
Prandaj, kemi një mesazh të qartë:Përdorini manualin!Bartni maska!Mbani distancën dhe mirëmbani higjienën.
Gepostet von Armend Zemaj am Dienstag, 16. Juni 2020




















