Shëndetësi
Zelanda e Re raporton rastet e para të reja me Covid-19 në më shumë se tre javë

Zelanda e Re regjistroi sot dy raste të reja të Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në vend.
Ato janë rastet e para që raportohen në vend brenda 24 ditëve.
Dy infeksionet e reja janë të dyja gra nga e njëjta familje që arritën në Zelandën e Re nga Britania e Madhe përmes Australisë,
Gratë u lejuan në baza dhembshurie të linin izolimin e tyre në një hotel në Auckland dhe të udhëtonin drejt Uellingtonit përmes automjetit privat për të vizituar një të afërm i cili ka vdekur, tha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit, Dr Ashley Bloomfield në një konferencë .
Personeli lokal i shëndetit publik është duke testuar dhe izoluar një anëtar tjetër të familjes i cili mund të jetë në rrezik të ekspozimit, dhe ata po gjurmojnë kontakte të mundshme – përfshirë njerëzit në të njëjtin fluturim nga Brisbane dhe ata në të njëjtin institucion izolimi.
Javën e kaluar, Zelanda e Re hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e brendshme të koronavirusit, megjithëse rregullat e rrepta për hyrjen në vend mbeten në fuqi.
Infeksionet e fundit sjellin numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në Zelandën e Re në 1,156, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.




















