Connect with us

Kosovë

Zeka ia thotë në sy Gani Gecit: Edhe ti ka gjasa të akuzohesh nga Specialja

Publikuar

Ish-deputeti Milaim Zeka sonte në Pressing i ka thënë në sy Gani Gecit se mund të akuzohet edhe ai nga Gjykata Speciale, transmeton Periskopi.

”Njëri prej atyre që mund të jetë i akuzuar nga Specialja është edhe Gani Geci. Dajës ia kam thënë edhe vet. Njerëzit le ta marrin me qetësi. Le ta dijnë se mund të akuzohet gjithëkush, por që mund të dalin të pafajshëm’’, ka thënë Milaim Zeka.

Geci ia ka kthyer ‘’se nuk nuk mund të më bëjnë asgjë’’.

‘’Shyqyr që gjykatësat s’janë as të Abrisë, as të Rezallës e as të Llaushës, por janë evropianë.., ka shtuar Zeka.

‘’Kam informacione që do të ketë aktakuzë edhe ndaj një gazetari Kosovar i cili ka terrorizuar dëshmitarët”, thotë Zeka./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK