Connect with us

Kosovë

Zëdhënësi i PDK-së tregon se pse Veseli e përdorë këtë simbol në takime e tubime

Publikuar

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka sqaruar shenjën që prej disa kohësh, kryetari i kësaj partie Kadri Veseli shfaqet në publik.

Ai ka thënë se ‘ka qenë kërkesë e shurdhmemecëve, gjatë një takimi që kanë pasur, që të ketë të paktën një simbol të tyre gjatë paraqitjeve’.

“Nëse nuk gaboj, kur e kemi diskutu këtë punën e shenjave, e kemi pasë një rast kur kemi takuar shurdhmemecët, kjo shenja i bjen ‘ju dua’. Ka qenë kërkesë e disa shurdhmemecëve që me shprehë një simbol që me i përfshi ata dhe kjo është shenja ‘ju dua’”, tha Bytyci në ‘Natën me Fatmir Spahiun’./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK