Uncategorized
Zbulon CNN: Presidenti Trump ngacmoi dhe shau brutalisht në telefon Merkelin dhe Theresa Mayin

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka provuar ta përul Theresa May-in kur ajo ishte kryeministre e Mbretësirë së Bashkuar gjatë një var bisedash “poshtëruese dhe ngacmuese”, sipas një raporti në ShBA.
Presidenti Trump thuhet të ketë sulmuar znj.May si të dobët – duke e quajtur “të paditur” në qasjen e saj ndaj Brexitit, Nato-s dhe emigracionit gjatë një bisede telefonike mes 2016-s dhe 2019-s.
Pretendimet e reja tronditëse rreth telefonatës së z.Trump me liderët botërorë janë bërë nga Carl Bernstein në raportin e CNN, të bazuara në dëshmitë e dhjetëra top zyrtarëve që kishin dëgjuar ato biseda, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
“Do të pezmatohej me diçka nga Theresa May, dhe më pas do të bëhej i ndyrë me të në telefon,” i tha një burim z.Bernstein, i njohur për përfshirjen e tij në zbulimin e skandalit të famshëm të Watergate.
Znj.May raportohet se ishte bërë “e shqetësuar dhe nervoze” gjatë bisedës së saj me presidentin amerikan.
“Ai qartazi e intimidoi atë dhe e bënte me qëllim,” i tha një tjetër burim CNN-it.
Sulmet më brutale verbale të z.Trump janë bërë ndaj udhëheqëseve gra – me kancelaren gjermane Angela Merkel që duket se e ka pësuar po ashtu.
Ashtu si znj.May, edhe znj.Merkel kishte qenë shënjestër e qortimeve “gati-sadiste” gjatë thirrjeve të saj telefonike me liderin amerikan.
“Disa prej gjërave që ai i tha Merkelit ishin thjesht të pabesueshme: ai e quajti atë “budallaqe,” dhe e akuzoi se ishte në xhepin e rusëve,” tha një zyrtar tjetër. /Periskopi






















