Connect with us

Sport

Yjet e Atleticos në ditën e tyre më të mirë, shkatërrojnë Osasunën

Publikuar

Paraqitje të mirë në këtë ndeshje regjistroi Joao Felix, që shënoi dy golat e parë për skuadrën e Diego Simeone.

Talenti portugezi realizoi në minutat 27’ dhe 56’, shkruan lajmi.net.

Fundi i ndeshjes, solli edhe tri gola të tjerë për mysafirët nga Madridi.

Marcus Llorente shënoi për 0:3 në minutën e 79’, ndërsa Alvaro Morata në minutën e 82’, dërgoi topin në rrjetë, për 0-4.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Yannick Carrasco, duke shënuar në minutat e fundit të ndeshjes./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK