Sport
Wimbledon duket i zbrazur në ditën kur duhej të fillonte turneu më i madh në tenis

Sot, po të mos ishte për koronavirusin, bota e tenisit do të shihte startin e turneut më prestigjioz, transmeton lajmi.net.
Wimbledon duhej të merrte startin sot dhe të ishte i pushtuar nga shumë tifozë, por krejtësisht e kundërta është në realitet.
Pamje nga droni tregojnë një Wimbledon bosh, ‘të vdekur’ dhe këto foto kanë mërzitur tifozët e tenisit.

Turneu duhej të fillonte sot dhe të vazhdonte deri më 12 korrik, por ky eveniment ishte anuluar qysh më 1 prill.
Ky vit shënon herën e parë që turneu është anuluar, që nga viti 1945 i Luftës së Dytë Botërore dhe hera e parë që nga 1877 që nuk është luajtur gjatë kohës së paqes. /Lajmi.net/






















