Connect with us

Kosovë

VV publikon fotot ku shihet se si u shpërfill distanca dhe citon Kurtin: I gjithë pushteti do të jetë në duart tona

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar edhen një herë nëpërmjet disa fotografive masën e mbledhur sot tubimin e kësaj partie.

Përmes njoftimit në FB, kjo parti përcjell edhe citat nga fjalimi i kryetarit të saj, Albin Kurti, i cili masës së mbledhur në shesh, i ka thënë se ‘i gjithë pushteti do të jetë në duart tona’.

“Në fjalën e tij, mes ngazëllimit të të pranishëmve me plot dashuri për vendin dhe Lëvizjen, Kryetari Kurti tha se, “këtë vit dhe vitin që vjen neve do të na ngelet i gjithë pushteti në duart tona, pushteti qendror këtu, por edhe ai lokal nëpër komuna. Kjo do të na gëzojë shumë, por duhet edhe të na brengosë për punët e shumta dhe përgjegjësinë e madhe që do ta kemi. Bëhuni gati për pushtetin. Do të ikë kjo Qeveria Koti, e ne nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi kohë koti”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Megjithëkëtë, shqetësues mbetet fakti se si këtë tubim, nuk është respektuar aspak distanca, një ndër rekomandimet më të shpeshta që kur VV ishte në pushtet, përkatësisht ministri i Shëndetësisë që vinte nga kjo parti, z.Arben Vitia, bënte thirrje vazhdimisht.

Qytetarët e Kosovës, për afro 3 muaj, kanë qëndruar në izolim e me lëvizje të kufizuar të lëvizjes. Sonte, janë shënuar 58 raste me koronavirus në Kosovë, sic ka njoftuar Instituti Kombëtar i IKShP-së.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK