Connect with us

Kosovë

Vushtrria vatër e koronavirusit: Drejtori i Vetëvendosjes shpërfillë vendimin për vetizolim

Publikuar

Drejtori i Administratës Publike në Komunën e Vushtrrisë, Mehmet Selaci i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes, ka shpërfillur vendimin për vetizolim.

Arsyeja se përse Selacit i është kërkuar të qëndrojë në vetizolim, ka qenë për shkak se i njëjti ka pasur kontakt me një zyrtar të kësaj drejtorie që është i infektuar me koronavirus, përcjell Insajderi.org

Selaci, sot gjatë ditës ka qenë prezent në Kuvendin e Kosovës, duke thyer kështu këtë masë të vetizolimit.

Në një fotografi të postuar, nga deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, shihet Selaci së bashku me të dhe shefin e grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimin.

Madje, në këtë postim është bërë thirrje për protesta në sheshet e Prishtinës.

“Në kuvend e në sheshe, aktivizëm politik e qytetar për zgjedhje të reja”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë

NA NDIQ NË FACEBOOK