Sport
Vushtrria triumfon në finale ndaj Istogut, rikthehen tifozët në tribuna

Por ishin vushtrriaset që shfaqën më shumë dhe fituan finalen e madhe.
Kupën kapitenes së Vushtrrisë, Shqipe Tahiri, ia dorëzuan ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, që ndanë edhe medaljet e arta për vushtrriaset.
Ndërkohë medaljet e argjendta për lojtaret e Istogut i ndanë zv. drejtoresha e Departamentit të Sportit, Afërdita Fazlija dhe nënpresidenti i FHK-së, Enis Idrizi.
Vushtrria nisi shkëputjen pas minutës së gjashtë, kurse tri gola epërsi i kishte në minutën e dhjetë. Istogu në pjesën e parë u afrua në një gol, por epërsia e Vushtrrisë shkoi deri në gjashtë gola. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 13:8 për Vushtrrinë.
Te Vushtrria u dallua portierja Njomza Kelmendi dhe liderja Burneta Rama, që shënoi 9 gola. Por edhe kapitenja Sh. Tahiri dhe të tjerat ofruan maksimumin dhe dhanë kontribut të çmueshëm. Te Istogu u dallua portierja B. Ahmetxhekaj, kurse më efikasja ishte kapitenja Albina Rugova me 7 gola.























