Connect with us

Kosovë

Vushtrri, nga e hëna nxënësit i rikthehen mësimit online

Publikuar

Nxënësit e klasave të nënta dhe maturantët nga Vushtrria nga e hëna do të vazhdojnë mësimin online.

Këtë e bëri të ditur Komuna e Vushtrrisë, përmes një njoftimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur nxënës,

Për shkak të situatës epidemiologjike në qytetin tonë, Shtabi Emergjent Komunal, pas konsultimeve edhe me MSH dhe IKSHPK, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që mësimi plotësues për nxënësit e klasëve të X-ta dhe për maturantë nga e hëna të vazhdojë online.

Për të gjitha njoftimet, instruksionet dhe oraret, Shkollat janë njoftuar nga DKA.

Me respekt,
Shtabi Emergjent Komunal

NA NDIQ NË FACEBOOK