Connect with us

Ndryshe

Vritet gorilla më e dashur në botë, katër të dyshuarit mund të burgosen përjetësisht

Publikuar

Autoritetet e kafshëve të egra në Ugandë kanë arrestuar katër burra me dyshimin se janë të përfshirë me vrasjen e një gorille mashkull, 25 vjeçar, udhëheqësin e një grupi që është jashtëzakonisht të popullarizuar me turistët në Parkun Kombëtar Bwindi Impenetrable.

Gorilla e argjendtë, e quajtur Rafiki, u vra pasi u zhduk më 1 qershor. Trupi iu gjet të nesërmen, njofton Klan Kosova.

 

 

Një nga burrat e arrestuar “rrëfeu se vrau gorillën në vetëmbrojtje”, tha në një deklaratë autoriteti shtetëror, shkruan Al Jazeera.

Ekzistojnë pak më shumë se 1000 gorilla malore dhe “Autoriteti i Jetës së egër Uganda” (UWA) e përshkroi ngordhjen e Rafikut si një “goditje shumë të madhe”.

Katër burrat e arrestuar do të përballen me dënim të përjetshëm ose me gjobë prej 5.4 milionë dollarë nëse shpallen fajtorë për vrasjen e një specieje në zhdukje.

NA NDIQ NË FACEBOOK