Lajme
VMRO e BDI vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar KSHZ-në?

Kryetari i KSHZ-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Oliver Derkoski së bashku me nënkryetaren e këtij institucioni, Ditmire Shehu që është nga radhët e BDI-së vazhdojnë të mbajnë të bllokuar punën e KSHZ-së.
Pasi Derkovski ende nuk ka caktuar seancë, ndërsa të njejtën nuk e bën as nënkryetarja Shehu, në bazë të Kodit Zgjedhor dhe rregullores së KSHZ-së, katër anëtarët tjerë të KSHZ-së, kanë bërë edhe kërkesë me shkrim deri tek Derkovski që të thërrasë sot seancë.
Derkoski sot gjatë gjithë ditës ka qenë i pakapshëm si për kolegët tjerë të KSHZ-së e poashtu edhe për mediat.
Pak minuta më parë kreu i opozitës iu shmang zgjedhjeve dhe kërkoi që ato të mbahen në mes të muajit korrik, kurse i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, sipas të cilit data e zgjedhjeve nuk është as dëshirë personale as partiake, sipas ligjit dhe Kushtetutës ato janë më 5 korrik.
Kujtojmë që për mos veprim nga ana e KSHZ-së pason përgjegjësia pasi sipas dy dekreteve qeveritare me fuqi ligjore, lidhur me procesin zgjedhor, KSHZ-ja ka një ditë kohë t’i rishikojë afatet, ndërsa nga nesër, respektivisht 20 ditë para zgjedhjeve, do të duhet të fillojë edhe fushata zgjedhore.
















