Kosovë
Vjosa Osmani: Unë dhe familja ime e dimë se prej nga e kanë prejardhjen shpifjet për babanë tim

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka thënë se ajo dhe familja e saj, e dinë se prej nga e kanë prejardhjen fotografitë e publikuara në disa portale se kinse babai i saj ka qenë pjesë e policisë serbe.
Osmani tha megjithëse këtë çështje ia kanë lënë në dorë drejtësisë, mendon se prapa atyre siç thote ajo, shpifjeve, nuk qëndrojnë vetëm portalet e papërgjegjshme por edhe individë të caktuar.
“Familja ime tashmë i ka mbledhur provat e nevojshme dhe ia kemi lënë drejtësisë që të merret me këtë rast. Tashmë përafërsisht e dimë se prej ku e ka prejardhjen. Në këtë rast nuk flitet vetëm për portale që në mënyrë të papërgjegjshme kanë shpërndarë një shpifje të tillë, por edhe për individë që fshihen prapa një shpfije të tillë të cilat rrezikojnë jo vetëm degradimin por edhe rrezikimin fizik të familjes sime“, tha Osmani./Periskopi/




















