Kosovë
Vjosa Osmani me maskë pret Edi Ramën në takim

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Ramën
Rama, para takimit me Osmanin pati një takim tjetër me kreun e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Pas takimit me Osmanin, atë do ta presë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Arsyeja e vizitës se Ramës në Kosovë është aktakuza në Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Në fotografinë e shpërndarë, të ulur anash tij janë edhe zv.ministri Gent Cakaj dhe ambasadori Qemajl Minxhozi.
Vjosa në anën tjetër shihet derisa bart një maskë duke i mbajtur duart të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk dihet nëse ajo e ka hequr maskën kur i duhej të fliste me kryeministrin shqiptar. Për dallim nga Osmani dhe këshilltari i saj, delegacioni shqiptar nuk ka pasur maskë me vete. /Periskopi




















