Kosovë
Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Gjarpri paska provuar të kafshojë – e quan faqja më e zezë e Kosovës

Akuzat e fundit të presidentit të vendit Hashim Thaçi ndaj Kryeparalamenatrës Vjosa osmani dhe familjes se saj e ka shtyrë këtë të fundit të reagoj fuqishëm ndaj personit siç e ka quajtur ajo “gjarpri” më nofkën e luftës që mbante Thaçi.
Osmani ka thënë se babai i saj e ka njohur për Komandant suprem Dr.Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje.
Tutje kryeparalemtarja ka goditur fort edhe vet parinë e saj ku ka thënë se Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit.
Postimi i plotë:
Sonte, gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime.
Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr.Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje. T’i shërbesh vendit tënd duke e njohur Rugovën si prijës, sipas Thaçit qenka sikur t’i shërbesh Serbisë. Shpallja e kundërshtarëve politik si bashkëpunëtorë të Serbisë i ka paraprirë gjithnjë sulmeve fizike e eliminimeve. E njëjta logjikë, si duket, po synohet të instalohet tash për të arsyetuar sulme të paramenduara e parapërgatitura.
Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e qon vendin tonë drejt humnerës. Por ky vend nuk i është nënshtruar as regjimeve gjenocidale. Nuk do të dorëzohet as para shpifësve në rolin e Presidentit. E deri ateherë, kur ky popull do ja tregojë vendin secilit, me votë, ky njeri mbetet faqja më e zezë e vendit tonë.





















