Connect with us

Kosovë

Vjosa Osmani bëhet me LDK-në dhe kundër VV-së për marrëveshjet financiare: Unë do t’i votoj

Publikuar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, mori fjalën në lidhje me seancën e sotme për marrëveshjet financiare me institucionet ndërkombëtare të cilat Qeveria Hoti po provon që t’i kalojë.

“Po e përmendi rastin e Gjlanit. Unë jetoj atje të paktën 6 muaj në vit. Atje nuk ka ujë.” – tha znj.Osmani.

“Nëse ne e kalojmë afatin me Bankën Botërore atëherë cili do të ishte imazhi i Kosovës. Atyre nuk iu intereson emri i Qeverisë, por nëse si shtet i zbatojmë ato që i kemi nënshkruar,” – shtoi më tej ajo.

Në këtë formë, Osmani i del kundër Vetëvendosjes e cila ka deklaruar se nuk do t’i votojë këto marrëveshje ashtu sikurse PDK-ja, përcjell Periskopi.

“Unë do të votoj pro,” – tha znj.Osmani.

Ndërkohë që deputetët e LDK-së i kanë bërë thirrje opozitës vazhdimisht që për interes të vendit të votojnë ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

Sidoqoftë, Osmani për ta balancuar paska situatën kërkoi që të Qeveria të sillte në kuvend ligjet anti-Covid që i kishte propozuar ajo. /Peirskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK