Connect with us

Kosovë

Vetëvendosje dorëzon nismë ligjore për peticionet derisa po nënshkruhet peticioni “Duam Zgjedhje”

Publikuar

Partia Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar nismën ligjore për peticione derisa po mbahet peticioni që kërkon zgjedhje të reja në Kosovë. 

Një gjë të tillë kjo parti e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook në të cilin thuhet se kjo është  bërë në mënyrë që qytetarët të jenë më afër institucioneve të tyre.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se çka përmban konkretisht një nismë e tij ligjore, përcjell Periskopi.

“Pjesëmarrja e qytetarëve në vendim-marrje është element esencial për demokracitë kudo dhe sidomos në Kosovë.Projektligji i proceduar nga deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përcakton ligjërisht për herë të parë në Kosovë rolin dhe rëndësinë e peticioneve, mënyrën, përmbajtjen dhe efektet e tyre. ” – shkruhet në njoftim.

Pas dhjetë ditësh angazhim, sipas Vetëvendosjes, peticionin e saj e kanë nënshkruar 150 mijë njerëz. Deri tash ndërkohë nuk dihet numri i plotë i qytetarëve që kërkojnë zgjedhje.

Kjo parti politike konsideron se e vetme do të arrijë që të fitojë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Statusi i plotë: 

NA NDIQ NË FACEBOOK